Konfirmohet lajmi i bujshëm, Sergio Ramos mbetet jashtë “Euro 2020”

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka konfirmuar një befasi të madhe në listën e të grumbulluarve për Evropianin. Sergio Ramos, lojtari me më shumë ndeshje me përfaqësuesen, nuk do të jetë i pranishëm në turneun që do të nisë pas disa javësh.

Kapiteni i Real Madrid u dëmtua në ndeshjen ndaj Chelsea në Champions League dhe nuk ka luajtur me madrilenët ndeshjet e fundit të kampionatit. Mbrojtësi duket që ka zgjedhur që të marrë kohë për rikuperimin për të qenë gati për Lojërat Olimpike, duke injoruar Europianin.

Lista e plotë e Spanjës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Portierë: Unai Simón, De Gea, Robert Sánchez

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtës: Gayà, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Eric García, Diego Llorente, Azpilicueta dhe Marcos Llorente.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke dhe Fabián.

Sulmues: Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traoré dhe Pablo Sarabia.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?