Konfirmohet tërheqja e Neymarit nga Brazili

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymar nuk do të rikthehet më në Kombëtaren e Brazilit, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm në historinë e futbollit brazilian.

Trajneri italian ka bërë të ditur se vendimi i takon vetë Neymarit, i cili ka konfirmuar se nuk dëshiron të veshë më fanellën e përfaqësueses braziliane.

“Neymari e meritonte të ishte aty për shkak të cilësive të tij. Megjithatë, ai tashmë ka konfirmuar se nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare. Ai është i pazëvendësueshëm, sepse ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe unik”, u shpreh Ancelotti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë vendim, Neymar duket se i ka dhënë fund aventurës së tij me Brazilin, ku për vite me radhë ishte një nga figurat kryesore dhe më të rëndësishme të ekipit kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?