Korab Llazani: Basketbolli pret qeverinë, vetëm Shqipëria ka mbetur si “delja e zezë”

Basketbolli dhe voljebolli ende nuk po zhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë të pakuptimtë.

Një fenomen i tillë nuk ndodh në asnjë vend të rajonit, aq më tepër në kampionatet elitare ku garat zhvillohen pa tifozë, por me masa drastike anti-Covid.

Në një lidhje me skype për emisionin “Sport Magazine” në Ora News, sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani deklaroi se janë në pritje të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Llazani: Nga data 28 maj të 2020 ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin e Pandemisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me Ministren e Shëndetësisë. Kemi njoftuar disa herë dhe kryeministrin e vendit lidhur me shqetësimet tona. Deri në këto momente edhe pse kemi pasur shkëmbime të dendura shkresore jemi ngushëlluar me faktin se çdo aktivitet i basketbollit në Europë ka qenë i mbyllur si rezultat i pandemisë. Kemi mirëkuptuar zonjën Rakacolli në këtë rast. Por jemi totalisht të pakënaqur në kushtet konkrete ku në gjithë Europën, në botë, janë hapur aktivitetet e basketbollit dhe vetëm Shqipëria ka mbetur si ‘delja e zezë” që nuk lejon hapjen e këtyre ambjenteve për të zhvilluar një aktivitet kombëtar me gjithë këtë komunitet që kemi pas vetes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që kur nisi pandemia e koronavirusit, basketbolli dhe volejbolli nuk kanë zhvilluar më kompeticionet përkatëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?