Koreja e Jugut shpall heshtje mediatike për të mbrojtur Son Heung-min, ja arsyeja

Përfaqësuesja e Koresë së Jugut ka vendosur të ndërpresë përkohësisht komunikimin me mediat, në një lëvizje të fortë mbështetjeje ndaj kapitenit Son Heung-min, i cili është bërë objekt talljesh nga disa gazetarë vendas lidhur me shërbimin ushtarak.

Sipas mediave koreano-jugore, disa gazetarë kanë vënë në shënjestër yllin e futbollit, duke ironizuar faktin se ai nuk ka kryer shërbimin e plotë ushtarak, një temë që ka shkaktuar reagime të forta brenda kampit të kombëtares.

Megjithatë, Son është përjashtuar ligjërisht nga detyrimi standard prej 21 muajsh shërbim ushtarak, falë suksesit të Koresë së Jugut në Kupën e Azisë 2018. Futbollisti ka përmbushur detyrimet e kërkuara përmes një programi të posaçëm stërvitor me Trupat e Marinës, në përputhje me legjislacionin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata Koreano-Jugore e Futbollit reagoi menjëherë, duke shpallur heshtje mediatike dhe duke ndërprerë marrëdhëniet me gazetarët e përfshirë në këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë zyrtare, Federata theksoi se respekton lirinë dhe punën e medias, por nënvizoi se mbrojtja e sportistëve dhe ruajtja e besimit të ndërsjellë mbeten prioritete të panegociueshme.

Ky vendim shihet si një shenjë e qartë uniteti brenda kombëtares koreano-jugore, e cila ka zgjedhur të mbështesë kapitenin e saj përballë asaj që e konsideron një sulm të papranueshëm ndaj figurës dhe integritetit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?