Kosova kërkon një fitore të madhe sonte ndaj Zvicrës
Kosova, e cila e ka siguruar tashmë një vend në play-off për Kupën e Botës 2026, nuk e ka humbur ende mundësinë matematikore për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Për ta arritur këtë, Dardanët duhet të fitojnë sot në Prishtinë ndaj Zvicrës me një diferencë prej gjashtë golash, një skenar tepër i vështirë.
Megjithatë, trajneri Franco Foda thekson se objektivi kryesor është një paraqitje dinjitoze kundër lideres së grupit.
“Fokusi ynë është ndeshja ndaj Zvicrës. Duam të luajmë mirë dhe të bëjmë maksimumin për ta fituar këtë takim para tifozëve tanë,” u shpreh Foda.
Në radhët e Zvicrës janë gjithashtu tre futbollistë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka, Ardian Bajrami dhe Andi Zeqiri. Pas pesë ndeshjeve të para, Zvicra kryeson grupin me 13 pikë, ndërsa Kosova ndodhet e dyta me 10 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

