Kosova sfidon sot Slloveninë, i mjafton 1 pikë për të siguruar Play off e Botërorit

Kosova zhvillon këtë mbrëmje ndeshjen e parafundit në Grupin B të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2026, duke u përballur në transfertë me Slloveninë. Paralelisht luhet edhe sfida tjetër e grupit, Zvicër- Suedi, me skandinavët tashmë të siguruar në play-off falë Ligës së Kombeve.

Aktualisht, “Dardanët” mbeten në garë edhe për vendin e parë, pasi pas kësaj ndeshjeje do të presin Zvicrën në Prishtinë më 18 nëntor, një duel që mund të vendosë fatet e kualifikimit direkt.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri Franco Foda u shpreh se Kosova do të synojë me çdo kusht fitoren, pavarësisht se një barazim do të mjaftonte për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kemi studiuar me kujdes Slloveninë, jo vetëm ndeshjen mes nesh, por edhe paraqitjet e tyre kundër rivalëve të tjerë. Qëllimi ynë është fitorja dhe shpresoj që analizat e bëra të na çojnë drejt këtij objektivi,” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Kosova arrin tre pikë në këtë transfertë, ajo futet realisht në garën për një vend direkt në Botëror, megjithatë do të duhet që edhe Zvicra të ndalet nga Suedia. Minimalisht, një pikë sot do t’i siguronte Kosovës pjesëmarrjen në fazën play-off.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?