FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kosovarëve ua shitëm ujin 5 euro, grekët që i urrejmë …”, Dita ka këtë mesazh domethënës

Shumë shtete kanë ofruar ndihma të mëdha për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të orëve të para të ditës së martë.  Ndihmat ishin të shumta si nga Kosova, Serbia apo edhe Greqia, të cilat  menjëherë u bashkuan me shqiptarët për të nxjerrë personat që ishin nën rrënoja.

 

Pikërisht për këtë ka folur edhe mesfushori i Skënderbeut , Bruno Dita, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka dhënë një mesazh të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kosovarëve që ua shitëm ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë nuk pyetën 2 herë për t’u futur nën rrënoja vetëm për një jetë më shumë. Grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët, të pakursyer për të shpëtuar jetët tona. Francezët që nuk na donin në Europë janë aty, italianët që janë racista janë aty, serbët, kroatët, rumunët të gjithë janë aty, ashtu siç duhet të jenë kur miku është në vështirësi …”, shkruan Dita.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?