Kounde rrezikon El Clasicon ndaj Realit, ka pak shpresa për Raphinha
Vetëm dy ditë para El Clásico-s kundër Real Madridit, Barcelona po përballet me një sërë mungesash që po komplikojnë planet e trajnerit Hansi Flick. Sipas raportimeve të “Sport”, Frenkie De Jong dhe Andreas Christensen nuk janë stërvitur të enjten për shkak të problemeve me gastroenteritin, ndërsa Jules Koundé ka munguar për të dytën ditë radhazi.
Mbrojtësi francez është në dyshim serioz për ndeshjen në “Santiago Bernabéu”, dhe stafi teknik i Barcelonës po vlerëson zëvendësuesit e mundshëm për të plotësuar mbrojtjen.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë nga mungesa e Raphinhës, i cili nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore. Braziliani ishte pranë rikthimit pas një lëndimi në bicepsin femoral të pësuar muajin e kaluar. Edhe pse nuk pritej të ishte titullar, ai duhej të ishte pjesë e grupit për ndeshjen. Tani, pjesëmarrja e tij është në dyshim të madh, dhe vetëm seanca e fundit stërvitore e së shtunës do të japë verdiktin përfundimtar.
Barcelona vjen me organik të reduktuar, ndërsa Real Madridi duket gati të shfrytëzojë çdo dobësi të rivalit, i motivuar edhe nga deklaratat provokuese të Lamine Yamal që kanë ndezur atmosferën.
KOHA JONË SONDAZH

