Krahasimi me Ronaldon? Vlahovic: Të mos e ekzagjërojmë, i lumtur për golat
Dusan Vlahovic e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2024, duke shënuar gola dhe ndihmuar Juventusin që të fitojë. Mbrëmjen e djeshme ai realizoi një tjetër dopietë kundër Leccfes.
Pas fitores në transfertën e “Via del Mare”, vetë “bomberi” serb bëri një deklaratë për media italiane, ku foli dhe për krahasimet që i bënë gazetarët me Gonzalo Higuain apo Cristiano Ronaldo.
“Unë më mirë se Ronaldo? Të mos e ekzagjerojmë. Jam shumë i lumtur për golat, mbi të gjitha sepse ato kanë ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshjet. Golat ia dedikoj edhe shokëve të skuadrës pasi nuk do të kisha shënuar pa ndihmën e tyre.
Nuk kam ndryshuar asgjë, thjesht tani jam në formën më të mirë fizike, nuk kam pasur shqetësime. Po punoj si gjithmonë, kujdesem shumë për trupin, ushqehem mirë dhe fle mirë. Nuk bëj asgjë ndryshe nga më parë, por falë Zotit nuk kam pasur probleme. Shpresoj të vazhdoj kështu”, u shpreh bomberi serb.
KOHA JONË SONDAZH

