Kreu i Federatës Italiane: Spanja dhuroi spektakël, Yamal te ne nuk do të luante

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit ka folur së fundmi në një konferencë dhe për kampionatin Europian dhe Spanjën në veçanti. Gravina ka nënvizuar gjithashtu se në kontekstin italian, lojtarë si “Lamine Yamal, Nico Williams dhe Saka nuk do të mund të luanin në kombëtare”.
“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë.
Në kampionatin e tyre kanë 37.7% lojtarë të huaj, ne më shumë se 60%. Italia është e treta nga fundi në Europë për promovimin e lojtarëve të rinj.
Nuk mund ta besoj që niveli ynë është ai që shfaqëm në Europian. Ne nuk e shfajësuam veten, pamë sërish Berlinin dje nuk ishte një mbrëmje e mirë. Në futboll bie, por duhet të ngrihesh edhe nëse ka ende shumë hidhërim.
Nesër nis një rrugë e re sepse kemi një trajner të mirë dhe me bordin e ri teknik do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira për ekipet tona”, tha Gravina.

KOHA JONË SONDAZH

