Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kreu i UEFA-s, Ceferin për ATSH: Tirana një nga kryeqytetet e futbollit të Europës

Aktualitet E mërkurë, 25 Maj 2022 15:26
Kreu i UEFA-s, Ceferin për ATSH: Tirana një nga kryeqytetet e futbollit të Europës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, thotë se falë kësaj finaleje, Shqipëria si vend mikpritës ka një shans të shkëlqyer për të prezantuar kulturën, sportin dhe potencialin e saj turistik dhe shprehu besim se vendi ynë do të nxjerrë më të mirën prej saj.

ATSH: Më 25 maj 2022 Shqipëria do të zhvillojë për herë të parë finalen e një kompeticioni europian, si e vlerësoni këtë event dhe cilat janë pritshmëritë?

Čeferin: Jam i lumtur që finalet e kompeticioneve për klubet më të mira evropiane po luhen në të gjithë kontinentin, veçanërisht në vendet që rrallë kishin një shans për të organizuar ngjarje të tilla. Kjo praktikë që filloi me Superkupën e UEFA-s në vitin 2013, tani po vazhdon edhe me UEFA Conference League. Si rezultat, vendet mikpritëse kanë një shans të shkëlqyer për të prezantuar kulturën, sportin dhe potencialin e tyre turistik dhe kam besim se Shqipëria do të nxjerrë më të mirën prej saj. Për më tepër, është një mundësi fantastike për tifozët vendas që të shijojnë ngjarjet e futbollit të klasit botëror dhe të ndjejnë një jehonë unike dhe atmosferë festive që vetëm një finale evropiane mund ta ofrojë. Shumë të ashtuquajtur ekspertë të futbollit u përpoqën të na bindin se UEFA Conference League nuk do të ishte kurrë po aq e rëndësishme dhe tërheqëse sa dy kompeticionet e tjera. Dhe u desh vetëm një sezon për t’u vërtetuar se e kishin gabim. Ju keni dy skuadra në finale që mund të luajnë lehtësisht në UEFA Champions League për sa i përket cilësisë. Dhe interesimi i shprehur në këtë finale është fantastik dhe jam i kënaqur të shoh reagimin e tifozëve ndaj këtij turneu të ri.

ATSH: Sa e vështirë ishte përcaktimi i Tiranës si kryeqyteti që do të priste këtë vit finalen e Konferencës së Ligës dhe çfarë prisni nga kjo ngjarje?

Ceferin: Jam i bindur se do të kemi një natë për ta kujtuar. Në organizimin e çdo finaleje evropiane janë investuar shumë muaj planifikime, diskutime dhe trajnime. Për më tepër, UEFA bashkëpunoi ngushtë me komitetin organizativ lokal të Shqipërisë, shoqatën kombëtare dhe autoritetet publike për të ofruar një mjedis të sigurt dhe mikpritës për skuadrat pjesëmarrëse, zyrtarët e ndeshjeve dhe tifozët që udhëtojnë dhe ata vendas. Gjithashtu dua të falënderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë në këtë proces dhe më bëri përshtypje që prezantuan një festë kombëtare për këtë rast. Një numër i konsiderueshëm i tifozëve udhëtues priten në Tiranë dhe ka një plan të vendosur nga autoritetet lokale për t’i bërë ata të ndihen të sigurt dhe të mirëpritur si në qytet ashtu edhe në stadium. Pas dy vitesh të shënuara me pandemi, tifozët merituan të shijojnë çdo moment të kësaj dhe të jenë përkrah ekipeve të tyre në këto momente historike. Të dy klubet dhe UEFA punuan ngushtë me policinë dhe autoritetet lokale për të siguruar që të gjitha masat e nevojshme ishin bërë dhe komunikuar qartë me tifozët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

ATSH: Si e vlerësoni ecurinë e futbollit shqiptar gjatë kësaj dekade në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës dhe arritjeve sportive?

Čeferin: Investimi në infrastrukturë është thelbësor për zhvillimin e futbollit. Është sfiduese të presësh rezultate të jashtëzakonshme pa stadiume dhe ambiente të mira stërvitore. Jam i lumtur që Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka e kanë ditur këtë dhe kanë investuar shumë. Fakti që Tirana është një nga kryeqytetet e futbollit të Evropës këtë muaj dhe shtëpia e finales prestigjioze, është një dëshmi e punës së mirë strategjike që Shqipëria bëri në zhvillimin e futbollit në territorin e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

ATSH: Në Shqipëri ka disa stadiume të cilat janë rikonstruktuar duke arritur parametrat e UEFA-s, si stadiumi i Elbasanit apo i Shkodrës. Kur mund të kemi ndeshje të tjera finale edhe aty?

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Čeferin: Mund të luajmë finalet kudo ku është e përshtatshme infrastruktura dhe Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në këtë fushë. Por, do të ishte më mirë të pyesni federatën tuaj për planet e saj për të ardhmen.

ATSH: Në Euro 2016 Shqipëria mori pjesë për herë të parë në fazën finale të një kampionati europian, si e vlerësoni këtë arritje të vendit tonë dhe ecurinë e Kombëtares shqiptare gjatë këtyre viteve?

Čeferin: Shqipëria ka një ekip të shkëlqyer dhe konkurrues. Ata u kualifikuan në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s, me shanse reale për t’u promovuar sërish. Ju mbetët konkurrues në kualifikueset e Kupës së Botës në një grup të fortë me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë duke përfunduar dy pikë larg vendit të play-off-it. Skuadra është ende jashtëzakonisht e re dhe e talentuar, me shumë lojtarë që po hyjnë në vitet e tyre kryesore. Të shohim se çfarë do të sjellë shorti, por kam besim se Shqipëria mund të jetë pretendente për një vend në turneun final të UEFA EURO 2024.

Etiketat e lidhura

Aleksander Ceferin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.