“Krisja” FSHF-De Biasi, zëdhënësja: Trajnerin e bëri të famshëm Kombëtarja

Duket se suksesi i kombëtares sonë, ka krijuar xhelozi në FSHF, sepse meritat  po i kalojnë më tepër trajnerit, Gianni de Biasi. Fakt është se rinovimi i paralajmëruar i kontratës me De Biasin, nuk është realizuar pas ndeshjeve me Danimarkën e Portugalinë, e madje rrezikon të mos realizohet edhe pas pas mbylljes së ndeshjeve eliminatore.

Zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit reagoi pas deklaratës së presidentit Armando Duka, të mbajtur pas takimit me ambasadorin serb në Tiranë. Në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësja shkruan se merita nuk është vetëm e trajnerit De Biazi, por edhe e lojtarëve të Kombëtares, që bëjnë të mundur realizimin e skemave për fitore.

“Shoh që më kanë nxjerrë në media, ndaj dua të bëj një sqarim. Xhani De Biazi është trajneri i Kombëtares sonë, strategu i fitoreve dhe unë kam fatin të punoj me të, sepse ka ndikuar për ëndrrën tonë drejt Evropianit dhe unë dua t’i them ‘Grazie mister’ (‘Faleminderit zotëri’)!

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, është njësoj e vërtetë dhe e ritheksoj që në vendin tonë, famën ose emrin ja ka dhënë Kombëtarja pikërisht si trajner i saj, sepse jo gjithnjë duhet vetëm skema, por sepse kemi lojtarë të zotë që luajnë si gladiatorë në realizimin e kësaj skeme! Mos më keqpërdoroni mënyrën si jam shprehur dhe atë ç’kam dashur të nënkuptoj! Forca #KuqEzi!”, thuhet në postimin e zëdhënëses për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?