Kristian Prenga do të marrë shumën e frikshme për duelin që zhvilloi me Joshua-n
Kristian Prenga ka tërhequr vëmendjen e botës së boksit pas paraqitjes së tij ndaj Anthony Joshuas, veçanërisht në raundin e parë, ku arriti ta rrëzojë dy herë yllin britanik. Një arritje e tillë është parë rrallë në karrierën e Joshuas dhe i ka dhënë jehonë të madhe performancës së boksierit nga Mirdita.
Përballje të këtij niveli shoqërohen edhe me shpërblime të konsiderueshme financiare. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar për pagesat, media të ndryshme raportojnë se Prenga ka përfituar rreth 1,17 milionë euro nga ky duel.
Nga ana tjetër, Anthony Joshua thuhet se ka arkëtuar afro 4,68 milionë euro**, një shumë më e ulët krahasuar me disa prej ndeshjeve të tij të mëparshme, ku fitimet kanë qenë dukshëm më të larta.
Në boksin profesionist, shpërblimet përcaktohen gjatë negociatave për organizimin e ndeshjes dhe zakonisht nuk varen nga rezultati përfundimtar në ring.
Përveç pagesës bazë, si Prenga ashtu edhe Joshua pritet të përfitojnë të ardhura shtesë nga përqindja e shitjeve të transmetimit televiziv (pay-per-vieë), çka mund ta bëjë këtë sfidë një nga më fitimprurëset në karrierën e boksierit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

