Kristian Prenga përballet në ring me ish-kampionin e botës, ndeshja më 25 korrik
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, ka vendosur të rikthehet në ring më 25 korrik në Riad, ku do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga. Pas një periudhe pauze, Joshua e sheh këtë duel si fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e tij. Ai u shpreh i gatshëm për rikthimin, duke theksuar se ka punuar për të arritur formën optimale dhe se synon të vazhdojë aty ku e kishte lënë.
Nga ana tjetër, Prenga hyn në këtë përballje pa frikë, duke e konsideruar si një mundësi jetike për karrierën e tij. Boksieri shqiptar beson se zgjedhja e tij si kundërshtar mund të rezultojë një gabim për britanikun dhe premton një surprizë të madhe në Arabinë Saudite.
Kjo ndeshje shihet si një test i rëndësishëm për Joshua-n, pasi në vijim e pret një sfidë edhe më e madhe: përballja e shumëpritur me Tyson Fury. Lajmi është konfirmuar edhe nga promotori Eddie Hearn, i cili ka bërë të ditur se marrëveshja për këtë superduel tashmë është arritur. Nëse gjithçka shkon sipas planit, vera e boksit pritet të jetë spektakolare me rikthimin e një kampioni dhe me një duel historik në horizont.
KOHA JONË SONDAZH

