Kristjan Asllani e nis titullar me Interin duelin ndaj Qazim Laçit
Sporti E Mërkurë, 22 Janar 2025 20:22

Kristjan Asllani do të luajë titullar në ndeshjen që Interi do të luajë ndaj Spartës së Pragës.
Për sfidën e javës së shtatë të fazës së ligës në Champions League, trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka vendosur që t’i besojë sërish nga minuta e parë mesfushorit kuqezi.
Përballë Asllanit, te Sparta mes 11-shes që do zbresë në fushë, do jetë Qazim Laçi. Ndeshja Sparta Pragë-Inter, do të mbahet në epet ARENA(Prague).