FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kristjan Asllani tani ka shancin e artë, dëmtohet titullari i Interit

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon me Interin.

Ai ka shansin e artë për të luajtur titullar në fundjavë, kjo pas dëmtimit të Calhanoglu. Fantazisti turk u dëmtua dje me kombëtaren, teksa Turqia e tij humbi 0-2 me Kroacinë.

Pas vetëm 38 minutave lojë, Calhanoglu la fushën i dëmtuar. Kaq ka mjaftuar që zikaltërit të vendoseshin në alarm, teksa do jenë kontrollet e radhës që do tregojnë më shumë se sa i gjatë do jetë dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se ora është për Asllanin, që duhet t’i tregojë Inzaghit se vlen për të marrë minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?