Kritika Berishës, lavdërohet Cana, Juve shkon +5 nga Roma

Kishte kohë që priste të rikthehej në portë. Por pritja e gjatë apo fati duket se nuk e ndihmuan portierin e kombëtares sonë, Etrit Berisha, të shkëlqente në ndeshjen e fundit të Seria A me Lacion. Ai zuri vendin e Marchetti, i dëmtuar, por nuk bëri paraqitjen e dëshiruar. Skuadra e Berishës humbi 1-0 me Napolin dhe për golin e pësuar, faj pati edhe portieri Berisha.  Sipas analizës së “EuroSport”, Etrit Berisha ka qenë futbollisti më i dobët në fushë në ndeshjen e fundit  Lazio-Napoli, duke marrë një notë vlerësimi 4.5. Kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, ka qenë ndër më të vlerësuarit e këtij takimi për Lacion, pasi që është notuar me notën 6.5. Notë të njëjtë me kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë kanë marrë edhe Miroslav Klose dhe Dushan Basta. Humbja në ndeshjen direkte me Napolin mund të vërë në rrezik objektivat e Lacios. Lacio do të luajë ndeshjen tjetër me Milan, që po njeh gjithashtu zhgënjime në Seria A. Milan humbi turpshëm me Atalantën 1-0 në “San Siro”. Roma barazoi 1-1 me Palermon, ndërsa e vetmja skuadër që nuk njeh krizë është Juventusi. Falë fitores 4-0 ndaj Veronës, me dopietë të Carlo Tevez, bardhezinjtë janë shkëputur nga vendi i dytë dhe marshojnë edhe më të sigurtë drejt titullit të radhës kampion.

Seria A/ Java e 19-të

Të shtunën

Swiss Digital Desktop Reklama

Empoli-Inter                       0-0         

Swiss Digital Mobile Reklama

Palermo-Roma                 1-1         

Të djelën

Lazio-Napoli                    0-1

Milan-Atalanta                 0-1

Cesena-Torino                2-3

Chievo-Fiorentina            1-2

Genoa-Sassuolo              3-3

Parma-Sampdoria           0-2

Udinese-Cagliari              2-2

Juve-Verona                    4-0

 

 

Klasifikimi

Juventus            46

Roma                 41

Napoli                 33

Sampdoria          33

Lazio                   31

 Fiorentina          30

Genoa                 28

Milan                   26

Inter                    26

 Palermo             26

Sasuolo               25

 Udinese             24

 Torino                22

Verona                21

Atalanta               20

Empoli                 19

 Chievo                18

Cagliari                 16

Cesena                 9

 Parma                  9

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?