Kritika të forta për Tuchel pas eliminimit të Anglisë: Shkatërroi ëndrrën e një kombi!

Thomas Tuchel është vënë në qendër të kritikave të ashpra pas eliminimit të Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Mediat dhe analistët sportivë kanë vlerësuar se trajneri gjerman gaboi rëndë në menaxhimin taktik të ndeshjes, duke i kushtuar “Tre Luanëve” një vend në finalen e madhe.

Sipas kritikëve, momenti vendimtar erdhi pas golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të. Në vend që të vazhdonte të kërkonte lojën sulmuese, Tuchel zgjodhi të tërhiqte skuadrën në mbrojtje, duke vendosur pesë mbrojtës dhe duke u fokusuar vetëm te ruajtja e avantazhit minimal.

Kjo strategji u konsiderua e gabuar, pasi Anglia u detyrua të përballonte presionin e vazhdueshëm të Argjentinës, e cila krijoi raste të njëpasnjëshme deri sa përmbysi rezultatin me golat e Enzo Fernendez dhe Lautaro Martínez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër pikë e debatit ishte menaxhimi i zëvendësimeve. Ndërsa në fushë u aktivizuan Ezri Konsa dhe Dan Burn, në stol mbetën lojtarë me tipare më sulmuese si Eberechi Eze, Bukayo Saka dhe Noni Madueke, të cilët mund t’i kishin dhënë skuadrës më shumë freski dhe mundësi për kundërsulme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analistët kujtojnë se kjo nuk ishte hera e parë që Anglia mbrohej në mënyrë ekstreme pasi kishte kaluar në avantazh. E njëjta qasje ishte përdorur edhe në ndeshjet ndaj Meksikës dhe Norvegjisë, por këtë herë skuadra pagoi çmimin për një strategji që nuk funksionoi.

Pas humbjes, në Angli janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Tuchel nga stoli i kombëtares. Sipas kritikëve, humbja në një gjysmëfinale Botërori mund të pranohet, por mënyra se si u administrua ndeshja është cilësuar si një nga gabimet më të mëdha taktike të viteve të fundit.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave britanike, Federata Angleze e Futbollit (FA) nuk pritet të marrë një vendim të menjëhershëm dhe mbetet e prirur t’i japë besim trajnerit gjerman, pavarësisht reagimeve të forta pas eliminimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?