Kriza financiare, Flamurtari pranë një eksodi të frikshëm

 

Eksodi te Flamurtari po bën që kjo skuadër përveç krizës të rrezikojë edhe rënien nga kategoria.

Flamurtari rrezikon më shumë se kurrë shpërbërjen në Janar në rast se nuk zgjidhet ngërçi mes administratorit Idrizi dhe Bashkisë Vlorë. Nga një pretendente për titullin në fillim të sezonit, skuadra vlonjate është katandisur në një ndër kandidatet kryesore për rënien nga Kategoria dhe shqetësues nuk është vetëm klasifikimi ku Flamurtari ka të njëjtin numër pikësh 10 me Tërbunin e vendit të parafundit. Ndeshjet e fundit konfirmojnë se Flamurtari po kthehet në një arkë pikësh për të gjithë rivalët, duke cënuar në këtë mënyrë edhe garën e tërë kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga ai barazim surprizë me Partizanin në 18 nëntor, Flamurtari  pësoi goleadën 4-0 të Vllaznisë që fitoi kuota në luftën për mbijetesë, më pas u mund minimalisht 0-1 nga Kukësi dhe së fundmi pësoi një tjetër disfatë nga një ndër skuadrat që në fillim të sezonit u shfaq si një ndër skuadrat me më pak potencial për të qëndruar mes më të mirëve, Tërbuni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Donatorët turq që kanë marrë përsipër sponsorizimin e ekipit me një kontratë dy vjeçare, kërkojnë nga Bashkia garanci që të investojnë, por duket se përplasjet mes tyre kanë sjellë edhe situatën e fundit, aspak të pëlqyeshme dhe që rrezikon pozitat e një prej klubeve me histori në futbollin tonë.

Nëse situata nuk zgjidhet deri në janar, me rihapjen e merkatos te Flamurtari vështirë se mund të mbetet ndonjë nga titullarët. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?