Kriza mes UEFA-s dhe FIFA-s, Çeferin i kthen shpinën finales së Botërorit
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, bojkotoi finalen e Kupës së Botës. Ai refuzoi të ishte i pranishëm në stadium si shenjë proteste ndaj polemikave që kanë shoqëruar turneun e organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Raporti thekson se pika që çoi në këtë vendim ishte rasti i Balogun. Pezullimi i lojtarit pas kartonit të kuq të marrë në fushë u anulua, sipas medias britanike, pas presionit të fortë të presidentit amerikan Donald Trump.
Vendimi i Ceferinit për të munguar në finalen e Botërorit nuk ka precedent dhe konsiderohet si shenja më e qartë e përkeqësimit të marrëdhënieve mes kreut të UEFA-s dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
KOHA JONË SONDAZH

