Krizë te Barcelona, eliminohen nga Bilbao në Kupën e Mbretit (VIDEO)
Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit teksa u mposht 4-2 në çerekfinale nga Athletic Bilbao. Një ndeshje e luftuar që u vendos vetëm pas 120 minutash lojë.
Baskët kaluan të parët në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes kur Guruzeta me qetësi dërgoi topin në rrjetë. Katalanasit e përmbysën rezultatin në minutën e 26-të me Lewandowskin fillimisht dhe pas tij talenti Jamal.
Megjithatë Athletic Bilbao nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në minutën e 49-të me Sancet. Pavarësisht se dy ekipet provuan deri në fund për të shënuar, 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë 2-2. Në shtesë skuadra e Bilbao ishte më kërkuese dhe realizoi me Inaki dhe pas tij Niko Williams, vulosën kualifikimin në gjysmëfinalen e trofeut.
Një tjetër disfatë për katalanasit , pasi humbjes së Superkupës, tani eliminohen dhe nga Kupa e Mbretit.

KOHA JONË SONDAZH

