Kroaci-­Portugali thyen rekord negativ

Kroacia dhe Portugalia ndeshen me njëra­-tjetrën në Lens për të përcaktuar se cila prej tyre do të bëhet çerekfinalistja e tretë pas kalimit të Polonisë dhe Uellsit.

Ndryshe ngase pritej, ajo që lojtarët e Kroacisë dhe Portugalisë dhanë në fushën e lojës në 90 minutat e kohës së rregullt ishte zhgënjyese.

Një lojë e vakët, pa asnjë rast para portës dhe për më tepër pa asnjë goditje në kuadrat.

Me një ritëm lojë mjaft të ngadaltë, topi u kontrollua pak më shumë nga kroatët por vetëm kaq.

Dy yjet e Real Madrid që sot janë kundërshtarë, Ronaldo dhe Modriç bënë shumë pak për të krijuar raste shënimi. Aktualisht po luhet pjesa e dytë e lojës shtesë.

SHKARKO APP