FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroos dhe Gnabry i “përulen” Spanjës: Na mësuan si mbrohet dhe të luajmë me top!

17-11-2020: Voetbal: Spanje v Duitsland: Sevilla Koke of Spain, Toni Kroos of Germany UEFA Nations League 2020/2021 © Orange Pictures / Photo News ! only BELGIUM !

Humbja 6-0 kundër Spanjës, ka bërë që futbollistët e “Pancerave” pas ndeshjes të përgëzojnë kundërshtarët. Toni Kroos dhe Sergio Gnabry e kanë cilësuar si një leksion.

Kroos pranoi se Spanja ishte thjesht superiore në çdo drejtim dhe i dha Gjermanisë një mësim të rëndësishëm. “Kjo humbje na dhemb shumë. Në mbrojtje nuk patëm asnjë siguri, fare. Spanja na tregoi se si të mbrohemi, si të luajmë me dhe pa top”, – tha Kroos për “ARD”.

Sulmuesi i Gjermanisë, Serge Gnabry, i bëri jehonë shokut të tij të skuadrës, duke shtuar: “Asgjë nuk funksionoi, thjesht nuk mundëm t’i bënim ballë kundërshtarit. Spanja fitoi me meritë edhe në këto shifra. Ne u përpoqëm të shtynim njëri-tjetrin, por Spanja thjesht bëri gjithçka mirë. Në anën tjetër, ne luajtëm shumë keq. Tani, mbase e dimë se ku çalojmë. Kjo na bën të mendojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?