Kroos tërbohet me gazetarin: Kishe 90 minuta kohë, por bën pyetje idiote

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, humbi durimin me gazetarin e televizionit gjerman ZDF. Gazetari e pyeti nëse u habit nga fakti që Real Madrid e pa veten në vështirësi ndaj Liverpool dhe Kroos nuk u përmbajt.

“Kishe 90 minuta kohë për të menduar pyetje të zgjuara dhe në fund më bën pyetje idiote. E pabesueshme! Sigurisht që mund të ndodhë ta shikosh veten në vështirësi ndaj një ekipi si Liverpool, çfarë dreq pyetje është kjo? Nuk luajtëm ndeshje grupi, luajtëm finalen e Champions League”, tha Kroos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?