Kryebashkiaku Beci pret në takim ekipin e Vllaznisë: Mbështetje maksimale për skuadrën kuqeblu

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pati një takim me ekipin e Vllaznisë. Gjatë këtij takimi, Beci ka uruar kapitenin e skuadrës, Bekim Balaj për tre trofetë e fituar në ceremoninë e organizuar nga FSHF.

“I garantova mbështetjen maksimale djemve kuqeblu për të ardhmen dhe sigurisht, i përcolla një urim të përzemërt për sukses në ndeshjen e ardhshme”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Teuta-Vllaznia është një nga dy sfidat e së premtes, që hap javën e 23-të të Superligës, me shkodranët të cilët kthehen në fushë pas disfatës në “Loro Boriçi” me Egnatian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?