Kryeministri insekton “Loro Boriçin”, për inagurimin zbulohet një miqësore

 

Kryeministri Rama inspekton stadiumin “Loro Boriçi”

Mbyllja e punimeve në stadiumin e Shkodrës dhe dorëzimi i impiantit më modern në vend është kthyer në prioritet. Pas kreut të FSHF-së, Armand Duka, “Loro Boriçi” inspektohet edhe nga Kryeministri, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë shoqërohej nga deputeti i Shkodrës, Agron Çela, zv.ministri i Kulturës, Zef Çuni dhe Prefekti i qytetit Paulin Radovani. Rama përgëzoi veprën e bërë deri më tani në rindërtimin e stadiumit dhe u shpreh i mrekulluar ecuria e punimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri bisedoi me inxhinierët dhe punonjësit në terren, ndërsa më pas nisi inspektimin në çdo pjesë të impiantit, duke nisur nga tribunat e reja, punimet për rikonstruktimin e tribunave ekzistuese apo dhomat e zhveshjes dhe fushën e lojës. Vëmendje të veçantë iu kushtua zonës VIP të stadiumit dhe tribunës së medias. Një porosi për deputetin Çela dhe Prefektin Radovani ishte ndjekja në vazhdimësi e fazës së fundit të punimeve, ku çdo ditë duhet shfrytëzuar në maksimum. Zoti Rama shpalosi edhe projektin final të “Loro Boriçit”, duke theksuar se në mënyrë që impianti të ketë parametra ndërkombëtarë dhe pamje moderne. Kryeministri i vendit njoftoi se në harkun e pak javëve do të kthehet për inaugurimin e stadiumit të Shkodrës, që do të realizohet me një ndeshje ndërmjet Kombëtares aktuale dhe përfaqësueses së veteranëve të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?