Kryeministri përzgjedh Xhakën, tifozët: Na kujton Isa Boletinin
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur pas barazimit të Shqipërisë në Danimarkë si “Foto e Ditës”, atë të futbollistit të kombëtares sonë, Taulant Xhaka, që shkon para tifozëve shtrëngon dhe puth flamurin kuqezi.
Interesant është fakti se vëllai i Taulantit , Granit Xhaka, përfaqëson Zvicrën. Nga debatet e shumta se pse Graniti nuk zgjodhi Shqipërinë, duket se e kanë shtuar edhe më tepër dashurinë e Taulantit për atdheun e simbolet kombëtare.
Por ndjekësit e kryeministrit e kanë pëlqyer së tepërmi foton kur Xhaka puthi flamurin në Kopenhagen, duke bërë komente të shumta.
Mes tyre, ka komentuar edhe sulmuesi i kombëtares sonë, Hamdi Salihi, i cili thotë se “ëndrrat vazhdojnë, Drejt Euro 2016, Forca Shqipëri!”
Emocioni, mbi këtë gjest të Taulant Xhakës, ka qenë i madh mes tifozëve shqiptarë.
Fotoja e Taulant Xhakës është shpërndarë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale dhe është krahasuar me momentin kur heroi i kombit, Isa Boletini, mori udhëtimin legjendar nga Kosova drejt Vlorës. Atë ditë historike Isa Boletini mbërriti disi me vonesë. Më 28 nëntor 1912, u ul para flamurit të Pavarësisë që sapo ishte ngritur nga Ismail Qemali me patriotë të tjerë, duke e shtrënguar dhe puthur atë.
Shumë nga tifozët i kanë kërkuar4 kryeministrit Edi Rama, bashkimin kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

