Kryeministri Rama sot në Shkodër, gati stadiumi “Loro Boriçi” (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në profilin e tij Facebook se sot do të shqyrtohet projekti për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.  Më herët kryeministri premtoi se ky stadium mund të jetë gati në ndeshjen e tetorit, kur do të luajmë ndaj Serbisë, për kualifikueset Euro 2016. – “Sot në Shkodër shqyrtojmë projektin e arkitektit të famshëm Peter Wilson për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”, që nis nga puna së shpejti”, shkroi Rama. Stadiumi i Shkodrës pritet të rindërtohet sipas standardeve të UEFA-s dhe të bëhet impianti i dytë në vend ku mund të luajë kombëtarja. Por do të ketë një kapacitet dy herë më të madh se ai i Elbasanit. Ndaj Armenisë mësohet se kishte rreth 50 mijë kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi nuk mbante as 13 mijë vetë. Në këto kushte me mijëra tifozë e ndoqën ndeshjen jashtë, ku edhe festuan triumfin e fundit kuqezi.  Por mbetet ende një çështje për zgjidhje stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” që pret gjithashtu të nis nga rikonstruksioni pasi nuk plotëson standardet e UEFA-s dhe të FIFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?