Kualifikimi i Çelsit ndaj Liverpul me kosto: gjobitet Murinjo, rrezikon Diego Costa
Jose Morunho njihet për deklaratat e tij ironike dhe polemikat që ai hap thuajse çdo javë. Federata Angleze e Futbollit ka gjobitur menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho me 25 mijë paund për komentet e bëra pas ndeshjes me Southamptonin, ku akuzoje krerët e Federatës Angleze,për një komplot ndaj ekipit te tij. Skuadra e Chelseas eliminoi të martën në mbrëmje ekipin e Liverpulit, pas vazhdimeve në kuadër të “Capital One Cup”. Edhe pse Liverpuli luajti lojë të mirë gjatë 90` minutave, u ndëshkua nga serbi Ivanoviç në minutën e 94`. Ndeshja ishte mjaftë e ashpër, së pari ndërhyrja e Diego Costas ndaj Emre Can dhe e dyta ishte kacafytja mes Gerrard dhe Diego Costas. Nmga këto gjesta, pritet të mblidhet Komisioni i Disiplinës dhe Costa rrezikon të dënohet me disa ndeshje. Megjithatë, Chelsea shkon në finale të kupës.
KOHA JONË SONDAZH

