Kualifikimi për në çerekfinale të Championsit vlen 100 milionë euro për Interin

Interi është skuadra e vetme italiane e mbetur në Champions League, pas dështimeve të Milanit, Juventusit, Atalantës dhe Bologna-s. Zikaltërit përballen me Feyenoord në fazën e 1/16-ve, në një përballje ku italianët vijnë si favoritë.

Kualifikimi më tej, ka një vlerë të madhe nga ana financiare për klubin zikaltër. Klubi deri tani ka siguruar 68 milionë Euro, nga ecuria në Ligën e Kampioneve. Sipas llogarive, në rast të një kalimi në çerekfinale, Interi do të shkonte në shifrën e 100 milionë Eurove.

Këto shifra mund t’i ndihmojnë drejtuesit edhe për merkaton e verës, aty ku priten ndryshime të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?