Kualifikueset e EURO 2024/ Shqipëria U-19 mposhtët nga Sllovenia në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-19 zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Sllovenisë U-19. Në stadiumin “Elbasan Arena” kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 0-1.

Pjesa e parë e takimit ishte e qetë dhe pa raste të pastra shënimi. Fraksioni i dytë nisi me dy zëvendësime për kuqezinjtë. Në fushë u aktivizuan Nuredini dhe Duro, ndërsa Sllovenia gjeti golin e takimit në të 48-ën me Macak.

Në minutat në vijim trajneri Ervin Bulku futi në fushë edhe Bellojin, Buzin dhe Zaganjorin por në rezultat nuk ndryshoi asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës U-19 dhe Irlandës U-19 përfundoi me fitoren e belgëve 1-0 Sfida u luajt në “Arena Egnatia” dhe vendosi një gol i Degreet në minutën e 46 në fraksionin e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?