Kualifikueset e EURO 2024/ Trajneri Behari publikon listën e Kombëtares U-17 për sfidat me Portugalinë, Çekinë & Malin e Zi

Kombëtarja shqiptare U-17 nis të shtunën grumbullimin në Portugali në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europianit 2024 të kësaj moshe. Trajneri i kuqezinjve U-17, Ardi Behari, ka shpallur listën me emrat e 21 futbollistëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese ndaj  Portugalisë, Çekisë dhe Malit të Zi, të vlefshme për Euro 23/24.

Tetë lojtarë vijnë nga ekipet shqiptare, teksa aktivizohen me klubet e Partizanit, Tiranës, Skënderbeut, Akademisë së Futbollit dhe Vllaznisë. Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë jashtë me klube të ndryshme europiane si Inter, FeralpiSalo, Udinese, Verona, Juventus, SudTirol, Olympiacos, Darmstad, Empoli, Venezia dhe Genoa.

Shqipëria U-17 ndodhet në Grupin 5 bashkë me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ekipi i drejtuar nga Ardi Behari do të udhëtojë drejt Portugalisë mëngjesin e të shtunës më datë 11 nëntor dhe do të grumbullohet në Lisbonë, aty ku do të zhvillojë përgatitjet dhe seancat stërvitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 15 nëntor është programuar sfida e parë kualifikuese ndaj Portugalisë në orën 18:00, ndërsa tre ditë më vonë më 18 nëntor, në orën 13:30 do të luhet ndeshja e dytë kundër Çekisë. Sfida e fundit do të zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 17:00 ndaj Malit të Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë, edhe lista me emrat e 21 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-17 për tre sfidat kualifikuese ndaj Portugalisë, Çekisë dhe Malit të Zi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?