Kukësi barazon ndaj Malatayaspor falë një super goli të Abazajt (VIDEO)

Kukësi ka arritur që të marrë një barazim 1-1 në testin miqësor ndaj Malatayaspor, ekip që pozicionohet në vendin e 8-të të Superligës turke. Pas një pjesë të parë pa gola ku trajneri Shpëtim Duro aktivizoi të gjithë lojtarët titullarë, Kukësi u ndëshkua në minutën e 56-të nga goli i veteranit Umut Bulut.

Skuadra shqiptare nuk u dorëzua pasi këtij goli dhe gjeti forcën për të reaguar. Në minutën e 83-të Kukësi barazoi shifrat me një supergol të Kristal Abazajt i cili dhuroi spektakël mes mbrojtjes së Yeni Malatayaspor duke shënuar një gol të bukur, ndërsa pak minuta më vonë pati një shans ideal për të kaluar në avantazh por topi i goditur kaloi ngjitur me shtyllën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?