Kukësi kërkon sot fitoren në Shkodër, Gilman Lika prezantohet me Vllazninë

Pjesë e dytë e Kategorisë  Superiore nis sot me ndeshjen Tirana-Apolonia, ndërsa ndeshja më e rëndësishme e javës së 19-të, Vllaznia-Kukësi, do të luhet pasdite, ora 17.00, në “Loro Boriçi”. Në derbin e Veriut, ndonëse Kukësi, kryuesues i momentit në Superiore, shihet si favorit për të mos elëshuar kreun, Vllaznia para kësaj sfide mundë të kënaqet faktit se i rikthehet një lojtarëve më të mikrë që ka nxjerrë ndër vite. Vllaznia e Shkodrës ka bërë goditjen e madhe të merkatos së dimrit, duke afruar në ditën që nis edhe pjesa e dytë e këtij sezoni, mesfushorin Gilman Lika. Ish-lojtari i Flamurtarit gjatë pjesës së parë të edicionit aktual arriti akord me kuqeblutë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Baldo Ranieri, duke nisur nga ndeshja e ardhshme. Mesfushori  28 vjeçar pritet të zyrtarizohet sot me Vllazninë, ndërkohë që në kontratë ka një klauzolë se mund të largohet në çdo kohë, nëse do të ketë oferta nga jashtë shtetit. Gilman Lika e nisi karrierën me Vllazninë në sezonin2004-05 dhe rikthehet pas një dekade në Shkodër, tek i njëjti ekip, duke i dhënë shanse të mëdha skuadrës së tij për të pretenduar një vend në Kupat e Europës. Pas divorcit me Flamurtarin, ai kërkohej edhe  nga Tirana, për pjesën e dytë të këtij sezoni, por pas tentativave të dështuara të Vllaznisë në merkaton e kaluar, Lika vendosi që këtë herë t’i përgjigjet ofertës së vendlindjes së tij, duke entuziazmuar tifozët shkodranë, që i kërkuan pak ditë më parë klubit të tyre të bënte një ndërhyrje të tillë. Shitja e Arsid Krujës ndihmoi Vllazninë t’i plotësonte kushtet financiare një lojtari tjetër që ka dalë nga ekipet zinxhirë të kësaj skuadre, për ta pasur atë pjesë të skuadrës, të paktën deri në fund të këtij sezoni.          

 

Gilman Lika

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat personale

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri i plotë         Gilman Lika

Data e lindjes: 13 Janar 1987 (28 vjeçar)

Vendi i lindjes:  Shkodër, Shqipëri

Gjatësia:              1.79

Pozita ne fushë:               Mesfushor

Informacionet për klubin

Klubi aktual: Vllaznia

Karriera  

2004–2008 – Vllaznia Shkodër    

2008–2009 – Hacettepe SK           

2009-2010 –         Boluspor             

2010       – Diyarbakırspor

2010 –    Tirana                  

2013-2014            Al-Faisaly            

2014 –    Flamurtari

2015-Vllaznia     

Ekipi kombëtar :

2004-2005            Shqipëria  U-19  3 ndeshje (1 gol)

2005–2008           Shqipëria  U-21  9 ndeshje (1 gol)

2008–2013           Shqipëria A     20 ndeshje (0 gol)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?