Kukësi largon Stavri Nica-n dhe zyrtarizon trajnerin e ri

Mëngjesin e sotëm, Kukësi njoftoi se kishte përfunduar marrëveshjen me trajnerin Stavri Nica. Pak orë më pas, verilindorët njoftojnë zyrtarisht trajnerin e ri i cili do të marrë drejtimin e skuadrës.

Do të jetë Emiljano Çela trajneri i ri i ekipit. Së bashku me asistentin e tij Alfred Allamani, Çela do të fillojë përgatitjen për ndeshen kundër Tiranës.

Kukësi mban vendin e parafundit në renditje me 19 pikë, vetëm një më shumë se skuadra e Teutës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?