Kukësi mbetet në Europë, pas eliminimit Partizani në kërkim të një trajneri

Me përfundimin e aventurës europiane, Partizani e gjen tashmë veten sërish në kërkim të një trajneri. Pas sfidës me ekipin norvegjez Stromgodset, Starova konfirmoi atë që kishte bërë të ditur që në momentin kur mori përsipër detyrën, pozicioni i tij si trajner ishte një zgjedhje emergjente për të drejtuar skuadrën në Europë.

“Mund të ketë ndryshime në drejtim. Partizani ishte emergjencë, prandaj e mora drejtimin, besoj se do të vijë një trajner tjetër, pasi unë kam rolin e Drejtorit të Përgjithshëm. Tani e ka në dorë presidenti të vendosë”.

Tashmë do të jetë në dorë të presidentit Demi, për të vendosur nëse Starova do të vazhdojë në pozicionin e drejtuesit apo të trajnerit, por me shumë gjasa te të kuqtë nga tani e mbrapa do të vihen në kërkim të një tekniku për sezonin e ri, që do të ketë aftësitë e duhur për të udhëhequr klubin e Partizanit drejt fitimit të titullit kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidat i mundshëm mund të ishte dhe ish-trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka, i cili për momentin është i lirë për të marrë detyrën. Megjithatë afrimi ose jo i tij në krye të ekipit do të varet shumë nga drejtuesit e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partizani humb i 3-1 ndeshjen e parë në Norvegji, dhe u mund 1-0 në ndeshjene dytë që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes, në “Qemal Stafa”.

Siç pritej, vetëm Kukësi kaloi turin paraeliminator të Europa League, duke barazuar 0-0 në ndeshjen e kthimit. Kukësi tregon se mbetet një skuadër e rëndësishme për futbollin shqiptar në Europë teksa siguron kualifikimin në raundin e dytë të Europa League. Verilindorët, vuajnë paksa në fund përballë Torpedos por në fund e meritojnë kalimin në raundin tjetër me një barazim 0-0 që mund të kishte qenë dhe një fitore nëse Pejiç nuk do të kishte shpërdoruar një 11-metërsh

Skuadra e Laçit nuk mundi të kualifikohej në raundit e dytë të Europa League. Kurbinasit barazuan 0-0 në fushën e Inter Baku, por falë golit në fushën kundërshtare azerët avancuan më tej.

Kujtojmë se një javë më parë sfida e luajtur në Laç u mbyll në barazim 1-1. Edhe në takimin e dytë të luajtur në transfertë formacioni i Armando Cungut krijoi volum të madh loje, por dështoi në finalizimin e aksioneve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?