FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi mund të mbetet në Kategorinë e Parë edhe në humbet finalen e “Play Out”

Kukësi ka mbyllur sezonin në Kategoria e Parë në vendin e dhjetë, duke u detyruar të luajë fatin e mbijetesës në finalen e “play-out”. Verilindorët do të përballen me Bylis B, në një ndeshje vendimtare për qëndrimin në kategori. Megjithatë, situata paraqitet e veçantë, pasi Kukësi ka dy skenarë për të siguruar mbijetesën.

Opsioni i parë është i drejtpërdrejtë: fitimi i finales së “play-out”. Por ekziston edhe një mundësi e dytë, që lidhet me fatin e Bylis Ballsh në Abissnet Superiore. Në rast se skuadra e parë e Bylisit bie nga kategoria elitare, atëherë ekipi B nuk mund të ngjitet në Kategorinë e Parë, edhe nëse fiton finalen ndaj Kukësit, pasi rregullorja nuk lejon që dy ekipe të të njëjtit klub të luajnë në të njëjtën kategori.

Aktualisht, Bylisi ndodhet në zonën e ftohtë të Superiores, duke mbajtur vendin e parafundit, çka e mban të hapur këtë skenar. Në këtë mënyrë, Kukësi shkon në sfidën e “play-out” me dy rrugë të hapura për mbijetesën, duke i dhënë ndeshjes një rëndësi të dyfishtë dhe një dimension të pazakontë në garën për qëndrimin në kategori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?