Kukësi pas incidenteve, autori i golit të Legia-s provokoi me tre gishtat lart

Ndërprerja  e ndeshjes kualifikuese të Europa League, mes Kukësit e Legia Varshavë, ka pasur, siç pritej, jehonë ndërkombëtare.

Pjesa e parë e ndeshjes në "Qemal Stafa" u mbyll 1-0 në favor të polakëve çka nuk jepte shpresa për Kukësin, duke qenë se ndeshja ekthimit do të luhet në transfertë. Por shkoi edhe më keq se humbja kjo ndeshje për Kukësin, sepse me filllimin e pjesës së dytë Kukësi barazoi 1-1 dhe një minutë më pas polakët shënuan golin e dytë. Por pikërisht pas golit, kur lojtari i tyre festoi me tre gishtat lart, duke provokuar tifozët, këta të fundit lëshuan një objekt të fortë nga stadiumi duke e goditur në kokë. Kaq mjaftoi dhe ndeshja u ndërpre në 52' nga delegati i UEFA-s për të mos filluar më. Pavarësisht provokimeve, duhet theksuar se incidentet janë të patolerueshme dhe veprime të tilla nuk falen. Tani Kukësin e pret ndëshkimi. Vendimi do të merret të hënën.   

Si para ndeshjes, gjatë dhe pas, Legia Varshavë e konsideronte formalitet kualifkimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si shembull, idh-portieri i Partizanit, Przemyslaw Norko për "legia.net" ishte shprehur se kundërshtari, pra Kukësi, nuk kishte përvojë as në vendin tonë dhe se ai  nuk  e njihte atë kur luante në Shqipëri me të kuqtë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Si shkuat në Shqipëri?

Isha duke luajtur në Greqi, unë pësova një dëmtim, ndërsa edhe klubi atje ndryshoi dhe mbeta pa ekip. Më erdhi një ofertë nga Tirana dhe mendova ta provoj veten atje dhe kështu shkova me Partizanin.

Si trajtohen lojtarë e huaj në Shqipëri?

Shumë normalë. Te Partizani asaj kohe ishte një koloni e madhe me shtatë brazilianë dhe një lojtar nga Kongo. Shumë mirë jam ndjerë në Tiranë. Kam jetuar në qendër të qytetit, por rrugët ishin shpesh të zëna dhe me ndërtesa të mëdha anash. Qendra e Tiranës është e bukur.

Po Kukësin e njihni?

Tani nuk e ndjek më futbollin shqiptar. Në kohën kur isha unë në Shqipëri, Kukësi nuk luante në nivele të tilla, pra në Kategorinë Superiore. Pastaj, kur është fjala për financat, asokohe ishin përqendruar tek 3 ekipet e kryeqytetit, Tiranë. Te Partizani nuk ishte shumë keq. Ne kishim dy presidentë. Njëri ishte një ikonë e klubit dhe paguanin mirë.

Po futbolli shqiptar çfarë karakteriristikash ka?

Ata luajnë mirë me topin, nuk ka dyshim. Janë teknikisht të avancuar. Por taktikisht kanë probleme, prandaj merrnin trajnerë të huaj nga Europa. Madje edhe trajneri i Kombëtares shqiptare ishte gjermani Hans-Peter Briegel.

 Legia do ta ketë të vështirë me Kukësin?

Stadiumi nuk është i madh,si një kazan i mbyllur dhe në temperatura të tilla, do të jenë si salcë për shqiptarët. Ajo do t’i trullosë polakët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?