Kukësi përgatitje për Legia Varshavë, portës i bsshkohet Ilion Lika
Ilion Lika është përforcimi më i fundit i klubit të Kukësit. Nën-kampionët e Shqipërisë kanë shtuar rradhët me portierin 35-vjecar i cili pasi përfundoi eksperiencën te Flamurtari, në sezonin e ri do të jetë pjesë e verilindorëve. Ilion Lika ishte pranishëm në stërvitjen e kësaj të marte që Kukësi zhvilloi në stadiumin "Qemal Stafa" në prag të ndeshjes së parë ndaj polakeve të Legias së Varshavës. Ish portieri i Flamurtarit dhe Tiranës është federuar nga klubi i Kukësit edhe për dy ndeshjet e turit të tretë kualifikues të Europa League ndaj Legias dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Marcelo Troisi, i cili tashmë duhet të zgjedhë se kush do të luajë titullar mes Likës dhe moldavit Dimitri Stazhilla.
Në momentin që do të përfundojë pezullimin 6-mujor që ka marrë nga komisioni i Etikës portieri 35-vjecar do të jetë i gatshëm për Kukësin edhe në kampionat dhe duke patur parasysh faktin që në ndeshjet e Kategorisë Superiore lejohen të luajnë vetëm 4 futbollistë të huaj mund të jetë Lika portieri titullar i nënkampionëve të Shqipërisë në sezonin e ri. Në stërvitjen e fundit të zhvilluar në "Qemal Stafa" trajneri Marcelo Troisi i kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe sulmuesin brazilian Matues Lima i cili është afruar në ekip për të zëvendësuar kroatin Pero Pejic në dy ndeshjet ndaj skuadrës polake dhe nëse i bind drejtuesit me paraqitjet e tij ndaj Legias mund të qëndrojë gjatë gjithë sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

