Kukësi, pritet vendimi i Safet Gjicit pas eliminimit nga Europa

Kukësi e ka mbyllur aventurën në Europë me një humbje tjetër por minimale, pas ndeshjes së parë në “Qemal Stafa”, që u vendos në tavolinë 0-3, për miqtë. Nën-kampionët e Shqipërisë pas humbjes në tavolinë të ndeshjes së parë, janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë në Poloni nga Legia me rezultat minimal 1-0.

Pavarësisht se në minutat e para u munduan të ushtrojnë presion mbi polakët, skuadra shqiptare nuk arriti të rrezikojë asnjëherë seriozisht portën e vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, me rastin më të mirë për mesfushorin Duda, i cili në të 42-n depërtoi bukur mes mbrojtësve kuksianë dhe futet brenda zonës, por gjuajtjen e tij e ndali Koçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 47, Legia gjen golin me Kucharczyk. Sulmuesi i skuadrës polake arriti të mposht portierin kuksian pas asistimit të Dudas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas golit të pësuar, Kukësi u dorëzua duke bërë që Legia të administrojë ndeshjen deri në vërshëllimën e fundit. Vendasit deri në fund kishin edhe dy raste të mira me Prijoviç dhe Furman, por topi përfundoi jashtë.

Pas këtij eliminimi, që pritej, do të mësohet edhe e ardhmja e presidentit Safet Gjici. Ky i fundit kishte vënë si kusht kualifikimin, për të qëndruar. Ai tha se është dëshiron të drejtojë një klub të madh, pasi i kanë kërkuar të sponsorizojë edhe ekipe si Lushnja e apo Sopoti. Por Gjici duket se ka dëshirë të marrë drejtimin e Vllaznisë së Shkodrës, për të cilën kërkohet firma e kryebashkiakes, Voltana Ademi.   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?