Kukësi shkarkon trajnerin brazilian, radhën e kanë disa lojtarë
Aventura e trajnerit brazilian Marcelo Troisit te Kukësi, mbyllet pasi është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së tij pas disfatës 1-0, të pësuar nga Teuta në “Niko Dovana”.
Drejtimin e skuadrës verilindore e merr përkohësisht Hasan Lika, i cili mban rolin e Drejtorit Teknik. Lika do të drejtojë Kukësin deri në gjetjen e një trajneri të ri. Fitorja ndaj Skënderbeut ka mjaftuar për ta zgjatur vetëm për një javë eksperiencën e teknikut brazilian në stolin e Kukësit, pasi humbja me Teutën ishte një konfirmim i mëtejshëm i dobësisë së skuadrës verilindore në transfertë, me Kukësin që në këtë kampionat nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje jashtë mureve mike.
Kukësi pritet të largojë edhe disa nga brazilianët e skuadrës, pas shkarkimit të trajnerit.
KOHA JONË SONDAZH

