Kukësi transferon lojtarin grek që ka dalë nga akademia e Panathinaikos

Theodoros Mingos është lojtari më i ri i Kukësit. 25-vjeçari grek, i cili luan si një mesfushor qendre ka firmosur mesditën e së enjtes me skuadrën verilindore, e menjëherë është vënë nën urdhrat e Stavri Nicës.

Mingos është formuar si futbollist në akademinë e Panathinaikos, ndërsa ka luajtur me skuadra si Athens Kalithea, OFI, Rodos dhe Thesprotos. Megjithatë, mesfushori nuk rezulton të ketë luajtur që nga vera e do të kërkojë që te Kukësi të gjejë shkëlqimin e tij.

Po ashtu 25-vjeccari ka luajtur dhe me moshat e Greqisë deri në nivelin U-21. Kukësi është një nga ekipet më aktive në merkaton e dimrit, pasi kërkon që të ndryshojë fytyrë për gjysmën e dytë të sezonit. Verilindorët e shohin veten në vendin e vendin e parafundit pas 19 javësh me 19 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?