FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi zyrtarizon afrimin sulmuesit të Bylisit, Edison Ndreca!

Edison Ndreca është futbollisti më i ri i Kukësi. Ka qenë vetë skuadra verilindore me një njoftim në rrjetet sociale që ka bërë publik afrimin e ish-lojtarit të Bylisit, i cili pavarësisht rënies së ballshiotëve një kategori më poshtë shkëlqeu në sezonin e fundit me 6 gola dhe 1 asist me fanellën e Bylisit. Ndreca përveç se si mbrojtës krahu mund të përshtatet edhe si mesfushor ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe me Teutën, Laçin e Kastriotin.

“Objektivat e Kukësit dhe projekti që klubi ka, më bindi dhe ma bëri më të lehtë zgjedhjen. Shpresoj që së bashku të bëjmë gjëra të mëdha dhe të rikthejmë titullin kampion në Kukës dhe Kupën e Shqipërisë. Për mua është kënaqësi që të vesh fanellën e Kukësit dhe do të jap më të mirën time! Forca Kukesi”, tha Ndreca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?