FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi zyrtarizon goditjen e dytë në merkato!

Pas Ardit Hilës, Kukësi bën edhe goditjen e dytë në merkato. Klejdi Daci është zyrtarisht sulmuesi më i ri i skuadrës verilindore, një afrim i përfolur prej disa javësh ky, por vetëm tashmë ka marrë formë zyrtare.

Pero Pejiç drejtori i ri sportiv i verilindorëve ka arritur akordin me futbollistin i cili ka firmosur për 2 vite me Kukësin dhe ka qenë vetë klubi me një njoftim në rrjetet sociale që ka zyrtarizuar gjithçka.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. 22-vjeçari nga Kukësi ka firmosur sot një kontratë për 2 sezone me ekipin tonë, duke shtuar në këtë mënyrë numrin e futbollistëve nga Kukësi në ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daci ishte pjesë e Kastriotit në sezonin e fundit duke shënuar edhe 5 gola në 23 ndeshje të zhvilluara. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese Dacit me fanellën e qytetit të tij dhe sa më shumë trofe. Suksese Klejdi!”, njofton klubi i Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?