Kumbull sfidon pas pak Lewandowskin, mbrojtësi shqiptar ka statistika pozitive

Në Spanjë luhet Java e 12-të edhe pse në disa zona nuk mund të flitet më për futboll pas dramës që sollën kushtet e vështira atmosferike që goditën zonën e Valencias.

Në rajonin e Katalonjës do të luhet derbi i famshëm mes Espanyolit dhe Barcelonës, të cilat do të ndeshjen sot në orën 16:15. Për këtë takim shikohet me mjaft interes dueli mes Marash Kumbullës dhe Robert Lewandowskit.

Mbrojtësi shqiptar është lojtari me më shumë ndërhyrje (11), bllokime (14) dhe largime topi (61) në ekipin e tij. Ndërsa për numrin e dueleve ajrore të fituara Kumbulla është i dyti mes lojtarë të Espanjol me 20 të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por 24-vjeçari nuk ka dhënë kontributin e tij vetëm në fazën mbrojtëse. Ai kryeson në ekip sa i përket përqindjes së pasimeve të sakta (86%) duke i dhënë qëndrueshmëri dhe siguri Espanyolit edhe në fazën e ndërtimit të aksioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?