Kumbulla drejt largimit nga Roma, e kërkon trajneri që e promovoi në Seria A

Ivan Juric ishte në stolin e Hellas Verona kur Marash Kumbulla shkëlqeu me paraqitjet e tij. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua te Roma verën e vitit 2020 për shumën e 26.5 milionë eurove.

Trajneri kroat drejton Torinon dhe kërkon ta ketë sërish në dispozicion Kumbullën. “Corriere dello Sport” shkruan se 22-vjeçari nga Malësia e Madhe është objektivi i madh i klubit “granata” për mbrojtjen.

Roma kërkon 20-25 milionë euro për ta lënë të lirë, shumë që Torino e ka të pamundur ta paguajë. Gjithsesi, drejtuesit e klubit të Serie A po tentojnë ta sigurojnë në huazim lojtarin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juric e njeh në perfeksion Kumbullën dhe kjo nuk është hera e parë që kërkon ta marrë te Torino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?