Kumbulla në formacionin më të shtrenjtë të talenteve në Seria A

Marash Kumbulla nis të marrë frytet e para të paraqitjeve spektakolare që ka bërë në këtë fillim sezoni. Sulmuesi i talentuar i Kombëtares sonë, ka arritur që të shënojë deri më tani dy gola me fanellën e Romës, të fundit duke i dhënë një pikë ndaj Milanit.

Futbollisti shkodran bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ. Mbrojtësi 20-vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt” me plotë 25 milionë euro.

Ajo që bie në sy është fakti se De Ligt  është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donnarumma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Osimhen sulmuesi i Napolit i cili u ble me bujë nga Lille dhe po e shpërblen vlerën e tij pas golave të shënuar, vlerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro. Tonali i Milanit ka një vlerë prej 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmaz i Napolit me 18 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?