Kumbulla pranë largimit përfundimtar nga Roma, Vallecano në pole position
Marash Kumbulla mund të mbyllë shumë shpejt aventurën e tij me Romën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të largohet përfundimisht nga klubi verdhekuq, pas disa sezonesh të kaluar në formë huazimi në kampionatin spanjoll.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Rayo Vallecano ka hedhur hapin e parë konkret, duke paraqitur ofertën e parë zyrtare për transferimin e 25-vjeçarit. Klubi madrilen shihet aktualisht si favoriti për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Kumbulla ka luajtur në La Liga gjatë sezoneve të fundit me fanellat e Espanyolit dhe Mallorcës, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr interesin e disa skuadrave spanjolle. Përveç Rayo Vallecanos, në garë për mbrojtësin shqiptar kanë qenë edhe Elche dhe Levante, por sipas raportimeve ato kanë mbetur pas në negociata.
Nëse palët arrijnë marrëveshjen, Kumbulla do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit spanjoll, duke i dhënë fund përfundimisht eksperiencës së tij me Romën.
KOHA JONË SONDAZH

