Kumbulla-Rrahmani ndalin Milanin, Lazio shënon 5 gola në portën e Berishës (VIDEO)

Milani pa Ibrën nuk di të fitojë. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në “San Siro” kundër Veronës. Në minutën e 13-t skuadra e Juric gjeti rrugën e rrjetës me Faraonin që përfitoi nga një krosim mjaft i mirë nga krahu i majtë.

Milani arrin që të barazojë shumë shpejt rezultatin, teksa në minutën e 28-të Calhanoglu ekzekuton mjaft mirë një goditje dënimi, teksa një devijim i Verres e ndihmon për të shkuar në rrjetë. Në pjesën e dytë Verona ju afrua shumë pranë golit të dytë, por u ndal dy herë nga shtylla. Amrabat la Veronën me një lojtarë më pak në 20 minutat e fundit pasi u ndëshkua me karton të kuq, por kuqezinjtë nuk mundën ta shfrytëzonin.

Lazio vijon të dhurojë spektakël, teksa sot ka shkatërruar 5-1 Spali-n e Beroshës. Pavarësisht ndërhyrjeve fantastike të portierit të kombëtares sonë, mbrojtja skandaloze e tradhtoi edhe në këtë ndeshje.

Ciro Immobile ju përgjigj me dopietë Ronaldos, duke arritur në kuotën e 25 golave, ndërkohë që po dy gola shënoi edhe Caicedo. Kishte kohë për të shënuar edhe për Bobby Adekanye. Miqtë shënuan vetëm një herë në portën e Strakoshës me Missirolin. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP