Kumbulla te Juventusi? Agjenti i shkodranit: Jemi shumë të kënaqur, por …

Marash Kumbulla ka debutuar këtë sezon në Seria A, por impakti i mbrojtësit të kombëtares sonë te Verona ka qenë fantastik. Futbollisti shkodran shënoi një gol, duke u bërë mbrojtësi me moshën më të re që shënon në 5 kampionatet kryesore. Në ditët e fundit është përfolur shumë për një interesim të Juventusit, teksa agjenti i 19-vjeçarit Gianni Vitali ka sqaruar situatën në një intervistë për “Tuttojuve”.

 

“Marash po bën shumë mirë, jemi të kënaqur nga loja e tij dhe shpresoj që të vazhdojë të bëjë prezantime të tilla te Verona. Ai ndiqet nga shumë klube, italiane dhe europiane. Me siguri që interesimi i një klubi të madh si Juventusi na bën shumë të kënaqur, por për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt me klubin bardhezi. Djaloshi, i cili po habit dhe që nuk njihej, mendon vetëm për të bërë mirë te Verona”, deklaroi Vitali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi mund të nis kontaktet që në muajin janar për të blerë kartonin e Kumbullës dhe më pas për ta lënë në formë huazimi te Verona, që të fitojë më shumë eksperiencë. Një strategji që kampionët e Italisë e kanë ndjekur me disa futbollistë të talentuar. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?